Termometri prek 33°C, meteorologia: Pas valës së të nxehtit, ja çfarë na pret…

moti

Prilli ka regjistruar temperatura rekord, aspak normale për stinën në të cilën gjendemi.

Sinoptikania Lajda Porja bën me dije se fundjava do të sjellë temperatura tejet të larta, duke bërë që vendi të përfshihet nga vala e të nxehtit.

“Presim temperatura të larta, sot 31, e shtuna e diela 33 gradë, java e shkuar, përfshirë edhe fundjavën mund të quhet valë të nxehti, sepse temperaturat janë 13 gradë më të larta se norma e muajit prill”, tha Porja.

Por nga vera sinoptikanët parashikojnë të kalojmë në pranverë dhe pas të shkojmë në dimër.

Dhe pas një jave me të 4 stinët të përfshira, parashikohet që moti të stabilizohet në javën e katërt të prillit, ku do të kemi edhe temperatura tipike të stinës dhe herë pas here reshje shiu.

 

LEXO TE NGJASHME

BIZNESE TE REKOMANDUARA

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.