Përdorte nipin e mitur për lekë/ Apeli jep vendimin për Tashën e “Tik-Tokut” dhe të birin

 640 0 66043b890415a

Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg” për dy personazhet e Tik-Tok, Natasha Rombula dhe djalin e saj Armando Kumaraku.

Ata dyshohen për kryerjen e veprës penale “Keqtrajtimi i të miturit” kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 124/b dhe 22 të Kodit Penal.

Më konkretisht ata akuzohen për keqtrajtimin e një 10 vjeçari (nipi i Natashës dhe djali i Armandos).

Pas një video të bërë viruale kudo në rrjet, ku i mituri 10-vjeçar shfaqet duke sharë një komentues me fjalor të papërshtatshëm, e ëma e tij ka denoncuar rastin në polici dhe ndaj babait e gjyshes të të miturit kanë nisur hetimet. Fjalori i të miturit dyshohet se bëhej me arsyen për të rritur sa më shumë ndjekësit dhe për të përfituar prej dhuratave të tyre në Tik Tok, që konvertohen në lekë.

Natasha u bë e njohur për publikun pas historisë së bujshme me ish-nusen e saj mbi kujdestarinë e djalit të mitur, pas divorcit me babin e tij, tanimë i arrestuar. I mituri kalonte të paktën dy fundjava me të atin dhe gjyshen, në bazë të vendimit të gjykatës.

 

LEXO TE NGJASHME

BIZNESE TE REKOMANDUARA

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.