Tragjedia ku humbën jetën babë e bir, si shpëtoi mrekullisht djali i vogël i Roland Hoxhës
Roland Hoxha humbi jetën pasditen e djeshme bashkë me të birin 24 vjeçar, si pasojë e shpërthimit në Lushnje.
Ashtu siç janë shprehur të gjithë njerëzit që e njihnin, ai kishte mbi 20 vjet që punonte me vinç, duke theksuar se ishin familje e jashtëzakonshme.
I ndjeri ka lënë pas gruan dhe dy fëmijë të tjerë. Një detaj që u mësohet sot ishte fakti se pak minuta para ngjarjes, në kantierin e ndërtimit ndodhej dhe djali i vogël i viktimës, i cili shpëtoi mrekullisht.
Rolandi e dërgoi atë të blinte ushqime për të konsumuar drekën pas punës, duke i shpëtuar kështu jetën.
LEXO TE NGJASHME