PAMJE EKSKLUZIVE/ Momenti kur Ilo Lluka qëllon ballë për ballë Emiliano Pilon dhe më pas i drejton armën vetes

Screenshot 3 1 2024 3 24 17 PM

 
Këto janë pamje ekskluzive të ngjarjes së rëndë të ndodhur mbrëmë në lagjen 18 në Korçës ku një person vrau një 40 vjeçar dhe më pas vrau veten.

Sikurse duket nga pamjet e kapura nga kamerat e sigurisë, Emiljano Pine ishte duke qëndruar në këmbë, teksa i afrohet shumë afër tij dhe e vret në vend. Sapo 40-vjeçari është shtrirë në tokë, Ilia ka drejtuar armën drejt vetes.

Pine ndërroi jetë gjatë rrugës për në spital. Pas ngjarjes tronditëse policia ka ngritur një pistë hetimi që lidhet me konflikte pronësie.  Mësohet se babai i autorit Ilia Lluka bashkëjetonte me nënën e viktimës Emiljano Pine.

Babai i autorit ka dashur që shtëpinë e tij t’ia linte trashëgim djalit të bashkëjetueses Emiljano Pine çka e ka shtyrë këtë të fundit të kryejë krimin makabër.

 

LEXO TE NGJASHME

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.