“Mund të ketë lidhje…”/ Vajza vrau babanë në Durrës, flasin të afërmit: Ishin familje me taban, por fanatikë!
Një i afërm i familjes tregon për mediat se nuk beson që viktima ka ushtruar dhunë pasi ‘ishin familje me taban’. Ai nuk hodhi poshtë pistën se pas kësaj ngjarjes mund të fshihet diçka tjetër.
“Djalë i mirë familje e mirë, janë me tradita të vjetra, nuk besoj të jetë deri në shkallën e dhunës së ishin familje me taban, por prindërit ishin fanatikë. Është në enigmë, kjo është në kompetencën e policisë. Informacionin më të plotë besoj e keni nga policia, unë s’di gjë. Me armë ka ndodhur, njerëzit nuk të japin informacion…nuk duan të futen në këto telashe. Ky që përcolla unë tani ishte gjyshi asaj vajzës. Ai këtë thoshte nuk di asgjë, por çështje që ka dash me e martuar, lidhje nuk ka pas. Sot ka ardhur koha që fëmija nuk të pyet, mund të ketë lidhje tjetër. Kjo është diçka e shëmtuar, nuk pajtohem dot me të por ngelet enigmë. Mund të jetë diçka tjetër me e rëndë, por mendimet thuhet që mund të ketë ndonjë kontradiktë ndonjë problem. Këtë mendojmë tua lëmë ekspertizës të gjitha”-shprehet miku i familjes për mediat.
LEXO TE NGJASHME