Mbante "të burgosur" familjen dhe e ruante me kamera, del foto e ekonomistit Jetnor Zhaboli

 640 0 65b3a16ed5721

Ky është 35-vjeçari Jetnor Zhaboli, me profesion ekonomist i cili mbante të mbyllur prej muajsh nënën, gruan dhe dy fëmijët e mitur, brenda banesës së tyre.

Fillimisht, policia kishte marrë informacion dhe kishte indicie që një person mbante familjarët të mbyllur. Pasi efektivët kanë shkuar në këtë banesë, kanë parë që ishte e mbyllur. Më pas kanë shoqëruar 35-vjeçarin i cili ka hapur derën e banesës.

Pasi janë futur në banesë, kanë parë që shtëpia ishte e gjitha me kamera sigurie, në të gjitha dhomat e po ashtu edhe në tualet. Pas kontrolleve janë gjetur edhe dy letra që gruaja kishte lënë, ku lihej të kuptohej se kishte tentuar vetëvrasjen, duke u dhënë lamtumirën dhe duke u kërkuar falje familjarëve.

Menjëherë më pas është bërë arrestimi i 35-vjeçarit, si dhe janë shoqëruar në komisariat nëna, gruaja dhe fëmijët. Nga dëshmitë e dhëna nga bashkëshortja, thuhet se 35-vjeçari përveçse se u kishte hequr lirinë, edhe i dhunonte.

Sakaq, pas dëshmisë, gruaja dhe fëmijët janë strehuar tek banesa e prindërve të saj, në zonën e Paskuqanit.

 

LEXO TE NGJASHME

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.