Drejtoresha e 'Raiffeisen Bank" u zhduk me paratë e klientëve, qytetarët në shumicë: Të hetohet

65a9453828c63

Shumica e qytetareve mendojne se duhet te hetohet ngjarja e ndodhur ne dhjetor 2023 ne degen e "Raiffeisen Bank" ne Kombinat te Tiranes, ku drejtoresha eshte larguar pa adrese pasi ka marre parate nga llogarite e dhjetera klienteve.

Nje sondazh i realizuar nga Lajmifundit.al, prej te henes se kesaj jave deri ne diten e sotme, shtronte pyeten:

A duhet te hetohet vjedhja e parave te klienteve ne degen e "Raiffeisen Bank" ne Kombinat?

Sipas rezultateve te sondazhit deri ne daten 18 janar 2024, ora 16.31, ne sondazh kane marre pjese 731 votues, nga te cilet, 90 per qind jane pergjigjur "po", 7 per qind "jo" dhe 2 per qind "nuk e di".

Sondazhi u realizua pas disa artikujve qe informuan lexuesit ne lidhje me ngjarjen e ndodhur ku Raiffeisen Bank Albania u denoncua nga mediat në ditët e fundit të dhjetorit 2023 për një skemë mashtrimi të vjedhjes së klientëve nga drejtoresha e një dege Esela Metaj, e cila, sipas raportimeve në bashkëpunim me disa arkëtare ka vepruar në dëm të klientëve të bankës, duke pervetesuar parate e tyre.

Raportimet sugjerojnë se vjedhja e llogarive bankare është qindra mijëra euro në degën e Bankës në zonën e Kombinatit.

Mediat kanë shkruar se “ka pasur ndërhyrje për të izoluar hetimet që të mos shkojnë deri tek roli i kupolës drejtuese (të Raiffeisen Bank) si drejtori i Përgjithshëm Christian Canacaris apo anëtarja e bordit drejtues për Retail, Vilma Baçe”.

Banka e Shqiperise, institucionet kontrolluese dhe rregullatore ende nuk kane asnje prononcim apo mase per ngjarjen.

Po keshtu, policia dhe prokuroria kane zgjedhur te qendrojne ne heshtje duke mos shpallur asnje vendim te tyre nese po e verifikojne apo po e hetojne rastin.

Ne kete situate, pyetja qe shtrohet eshte: Ku mund te drejtohen qytetaret e prekur direkt nga ngjarja? Perse i paguajne taksat? Cfare duhet te bejne ata qe nuk jane prekur por qe kane parate e tyre ne Raiffeisen Bank?

 

LEXO TE NGJASHME

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.