Vdekja tragjike e 41-vjeçares, Arbana Osmani i bën thirrje publike Ramës të mbyllë TikTok-un
Një ngjarje e rëndë tronditi Durrësin, pasi një 41-vjeҫare, nënë e tre fëmijëve pas bullizimit ne Tik-Tok, i dha fund jetës, duke pirë fotoksinë.
I menjëherëshëm ka qenë edhe reagimi publik pas ngjarjes së rëndë. Moderatorja Arbana Omani i ka bërë thirrje publike Edi Ramës që të mbyllë platformën e Tik Tok.
Përdoruesit e internetit, Osmani i konsideron “vrasës” të kohëve moderne.
“Tmerr, vrasësit e kohëve moderne kanë “armë”, tastierat, por janë gjithmonë vrasës. Mbylleni këtë dreë Tik Toku. Tani!”, shkruan Osmani krahas lajmit duket etiketuar kreun e qeverisë, Edi Rama.
Burime nga policia e Durrësit, thanë se 41-vjeҫarja kishte denoncuar rreth një vit më parë në polici, se persona teë paidentifikuar i kishin hapur adresë fallco me identitetin e saj dhe e përdornin për ta bullizuar.
Sipas policisë, ajo ishte shumë e shqetësuar për këtë situatë në të cilën ndodhej.
Ende nuk dihet nëse shkak për të ndërmarrë aktin ekstrem,ka të bëjë me ҫështjen e Tik Tokut, apo ka pasur probleme të tjera.
Ndërkohë, policia ka nisur hetimet.
Mësohet se në datën 2 janar, Bedrie Loka nënë e tre fëmijëve i dha fund jetës duke pirë fostoksinë.
41-vjeҫarja nga Vadardha Sukth, ishte punonjëse në një kompani fasonerie në zonën e Fllakës.
Dyshohet se kanë qenë koleget e saja që kanë hapur adresën në rrjetet sociale, për ta denigruar.
Ndaj policia po merr në pyetje të gjithë personelin, me qëllim për të zbuluar personin apo personat që kanë hapur adresën fallco.
Nderkohë, policia bën me dije se materialet në lidhje me veprën e dyshuar penale “shkaktim vetëvrasjeje” do t’i kalojnë Prokurorisë për hetime të mëtejshme.
LEXO TE NGJASHME