Vëllai vrau vëllanë dhe më pas veten, zbardhen detaje nga krimi në familje në zonën e Freskut, shkak konflikti për pronat

ll 770x395

Zbardhen detaje nga krimi në familje në zonën e Freskut, ku vëllai vrau vëllanë dhe më pas kreu vetëvrasje.
Gazetari Igli Çelmeta në një komunikim të drejtpërdrejte për News24, zbuloi se mes dy vëllezërve ka pasur një konflikt të mëparshëm.
“Zbardhen detaje të reja në lidhje me krimin në familje në zonën e Freskut. Sipas informacioneve, ngjarja ka ndodhur rreth orës 07:40, në rrugën “Xhon Belushi”. Nga hetimet paraprake rezulton se shtetasi Vehap Faik Cam ka shkuar në banesën e vëllait, Lulëzim Faik Cami dhe e ka qëlluar me armë zjarri.

Në banesë nuk ka pasur persona të tjerë dhe viktima ka jetuar me qira. Mësohet se mes tyre ka pasur një konflikt të mëparshëm. Sakaq po merren në pyetje familjarët e tyre për të kuptuar dinamikën e ngjarjes. Ndërkohë janë shoqëruar disa persona që kanë qenë dëshmitarë, janë sekuestruar disa kamera sigurie dhe arma e krimit.”, u shpreh gazetari.

Të parët që kanë gjetur trupat janë fqinjët, ndërkohë nga të dhënat e para nga grupi hetimor dyshohet se konflikti ka pasur shkak probleme me pronat në Bulqizë.

 

LEXO TE NGJASHME

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.