Sherri në burgun e Peqinit, ndërron jetë një nga të dënuarit, arma u fut me dron

 640 0 657c61db318a0

Të tjera detaje janë zbardhur nga ngjarja e rëndë që po ndodh në burgun e sigurisë së lartë në Peqin, ku 3 të dënuar me burgim të përjetshëm kanë nisur një kryengritje.

Të përfshirë në kryengritje janë Sokol Mjacaj, Arben Lleshi dhe Lir Xhakja, të cilët fillimisht janë përleshur me njëri tjetrin, e më pas kanë kërcënuar me armë gardianët dhe punonjësit e kuzhinës.

Drejtoria e Burgjeve raportoi se dy nga të burgosurit ishin plagosur, por tashmë raportohet se një prej tyre, Arben Lleshi ka ndërruar jetë.  Mësohet se vrasja ka ndodhur me armë zjarri tip pistoletë që dyshohet se është futur me dron në ambientet e burgut të Sigurisë së Lartë në Peqin. Pritet që dhe forcat RENEA të shkojnë drejt këtij institucuioni izolimi.

Ndërkohë, më herët Ministria e Drejtësisë ka urdhëruar vendosjen e Sokol Mjacajt në regjimin e posaçëm “41 bis”. Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja u shpreh se do të zbatojë me rigorozitet ligjin për vendosjen në regjimin e posaçëm për të gjithë ata të paraburgosur dhe të dënuar që cenojnë rendin dhe sigurinë, apo që vazhdojnë aktivitetin kriminal brenda i IEVP-ve.

Sokol Mjaçaj është i dënuar përjetë për vrasjen e dy turistëve çekë, Michal Svatos dhe Anna Kusinova, më 3 korrik 2015 në fshatin Prekal të Dukagjinit. Mjacaj i grabiti e më pas i ekzekutoi me armë zjarri në automjetin e tyre.

 

LEXO TE NGJASHME

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.