I hodhi benzinë në çdo cep dhe më pas i vuri flakën, babai i djeg banesën djalit në Berat
Është zbardhur ngjarja e ndodhur gjatë natës në Berat ku një muret e një vile trekatëshe u lyen me benzinë dhe më pas iu vendos flaka, ndërsa brenda banesën ndodhej i ati i pronarit, Shahin Qato.
Mësohet se autori i ngjarjes është vetë 78-vjeçari, i cili dyshohet se i vuri flakën banesës së djalit të tij, Dritan Qato, për motive të dobëta. I moshuari Shahin Qato është proceduar penalisht për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr” dhe dyshohet se vuan nga skleroza.
“Nga veprimet proceduralo-hetimore të kryera në vendngjarje, është bërë i mundur identifikimi i autorit të këtij rasti, shtetasit Sh. Q., 78 vjeç, i cili dyshohet se i ka vënë zjarrin gjatë natës, banesës së djalit të tij, shtetasit D. Q., për motive të dobëta”, raportuan uniformat blu.
Njoftimi i policisë:
I vuri zjarrin gjatë natës, banesës së djalit të tij, për motive të dobëta, procedohet penalisht 78-vjeçari.
Menjëherë pas njoftimit të marrë gjatë natës, se po digjej banesa në pronësi të shtetasit D. Q., në lagjen “30 Vjetori”, shërbimet e Policisë kanë organizuar punën për zbardhjen e rrethanave të rastit, si dhe në bashkëpunim me zjarrfikësit, kanë bërë të mundur shuarjen e zjarrit.
Nga veprimet proceduralo-hetimore të kryera në vendngjarje, është bërë i mundur identifikimi i autorit të këtij rasti, shtetasit Sh. Q., 78 vjeç, i cili dyshohet se i ka vënë zjarrin gjatë natës, banesës së djalit të tij, shtetasit D. Q., për motive të dobëta.
Në përfundim të veprimeve u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për 78-vjeçarin, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë, me qëllim kryerjen e veprimeve të mëtejshme.
LEXO TE NGJASHME