Bashkëshorti dhunues e punësoi t’i largonte “djallin” gruas, flet hoxha nga Kosova: Kaçavidën e përdor për…
Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë e ndodhur në Mat, ku një 48-vjeçar dhunonte bashkëshorten e tij, e po ashtu kishte punësuar një hoxhë nga Kosova, për ta shpëtuar nga magjia.
Ngjarja është publikuar ditën e djeshme nga policia, së bashku me një video, ku shfaqej Kujtim Popaj, duke e goditur me kaçavidë 33-vjeçare.
Kujtim Popaj u vu në hetim në gjendje të lirë nga policia për mashtrim, teksa në një reagim ai thotë se nuk është mjek magjie, por e prezanton veten si “ambasador diplomatik" dhe mban titullin e nderuar "Shejh në mesin e 12 Tarikateve".
Kaçavida e përdorur gjatë ritualit ku ai thotë se ka lexuar vetëm fjalë të fesë islame, përdoret jo për ta dëmtuar, por sipas tij për t’i dhënë qetësi shpirtërore.
“Misioni i jetës sime përcillet rreth përdorimit të emrit hyjnor të Allahut për të nxitur shërimin dhe mirëqenien mes atyre në nevojë. Ky person më ka kontaktuar përmes rrjetit social Facebook në datën 3 qershor 2022 me kërkesën për të biseduar me mua përmes thirrjes. Gjatë bisedës ai më ka njoftuar se gruaja e tij nuk ndihet mirë dhe se ka probleme ku edhe më ka dërguar disa video duke thënë: Shiko si është gjendja në familjen time dhe gruan time. Ai ka hezituar që të vijë tek Teqja ime në Kosovë dhe më ka bërë kërkesë të veçantë që t’i vizitoj në Shqipëri.
Unë kam shkuar atje vetëm një herë dhe kam punuar me lutjet e mia fetare të cilat çdo person i cili është në këtë rrugë i kupton dhe i njeh. Puna ime ka pasur të bëjë vetëm me gjendjen shpirtërore dhe emocionale të gruas së personit në fjalë dhe nuk kam parë ndonjë shenjë dhune apo edhe nuk më ka njoftuar gruaja e tij përmes bisedës se diçka e tillë ka ndodhur.
Mjeti i paraqitur në video është një pjesë e një procesi shpirtëror që përdoret për të pastruar shpirtin nga energjia negative dhe për të ofruar ngushëllim dhe qetësi për individët e prekur nga sihr (vuajtje shpirtërore). Ky proces është i rrënjosur thellë në besim dhe mirëqenie shpirtërore, duke synuar të ndihmojë ata që kanë nevojë të gjejnë paqe dhe shërim. Nuk shoqërohet me dhunë apo dëmtim në asnjë mënyrë", thotë ai.
LEXO TE NGJASHME