Sfida e re e rrezikshme në rrjetet sociale, shtrirë mbi tavanin e makinës me 130 km/h
Një sfidë e re tepër e rrezikshme po përhapet masivisht ne mesin e të rinjve që përdorin rrjetet sociale në Itali.
Sipas deputetit Francesco Emilio Borrelli, i cili ka publikuar një video të filmuar së fundmi në Napoli, sfida e re konsiston në shtrirjen e një personi mbi tavanin e një makine që lëviz me 130 km/h ose më shumë dhe një tjetër makinë paralel me të e filmon.
Videoja e bërë virale është publikuar më 25 gusht në rrjetet sociale nga deputeti dhe tregon dy aspekte me të cilat të rinjtë kërkojnë të rrëmbejnë sa më shumë shikueshmëri dhe pëlqime në rrjetet sociale.
Në të parën, personi që xhiron videon filmon shpejtësinë që tregon kilometrazhi, në këtë rast 130 km/h dhe e zhvendos më pas fokusin te tavani i makinës ku një person rri i shtrirë.
Më pas ndërrohet fokusi dhe përqendrohet te një tjetër makinë me shpejtësi më të ulët dhe muzikë që e ndjek nga pas.
Borrelli tha se çfarë ndodh në këtë video nga të rinjtë i duket shqetësuese dhe bën thirrje që të trajtohet me urgjencë problemi i sfidave ekstreme dhe të pakuptimta, që të rinjtë po bëjnë për një grusht pëlqimesh apo shikueshmëri në rrjetet sociale.
LEXO TE NGJASHME