“Trafikantët shqiptarë kanë bashkëpunëtorë në Britani”, DailyExpress: Nuk ndalen kalimet me gomone në La Mansh. 3500 £ për një person

angli

Gazeta britanike “Daily Express” është ndalur sërish tek kalimi i emigrantëve të paligjshëm në Britani. Pas një investigimi të kryer, rezulton se trafikantët e klandestinëve që hyjnë ilegalisht në Britani po vazhdojnë aktivitetin e tyre, pavarësisht paralajmërimeve.

Sipas DailyExpres nga telefonatat e regjistruara janë zbuluar edhe detaje të aktivitetit kriminal, ku edhe u mësua se marron 3500 paund për një person për kalimin në Kanal, ndërsa sqarohet se kanë bashkëpunëtor në Mbretërinë e Bashkuar.

Artikulli përshkruan se një prej personave të kontaktuar nga gazetarët ishte i gatshëm të kontrabandonte fëmijë të pashoqëruar në Britani dhe ofroi zbritje çmimi prej 500 paund për një djalë pesëmbëdhjetë vjeçar.

Duke u paraqitur si të afërm të një familjeje shqiptare që dëshiron të vinte në Angli, gazetarët kontaktuam me disa trafikantë që reklamonin shërbimet e tyre në mediat sociale.

 

LEXO TE NGJASHME

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.