U vra me thikë mbrëmë, trupi i të riut ende në morgun e spitalit të Bulqizës, s’ka mjek për të kryer autopsinë

 640 0 64db5beab76fe

Duket se drama për familjen Manjani, të cilës mbrëmë iu vra me thikë djali i saj, nuk ka fund. Mes dhimbjes për humbjen e të dashurit të tyre, familja nuk ka mundur që të tërheqë trupin e pajetë të 26-vjeçarit Dritan Manjani i cili u vra para shtëpisë së tij nga 30-vjeçari Dorjan Dema.
Familjarët thonë se shkak është bërë mungesa e mjekut ligjor në spitalin e Bulqizës. Për shkak se në këtë spital mungon mjeku ligjor, është dashur që të vijë një mjek nga Tirana për të kryer autopsinë e trupit të viktimës.
“Prej orës 10 dhe deri tani, nuk ka pasur mjekë. Tani erdhi nga Tirana mjeku dhe do të bëhet autopsia. Ka mbi 1 vit që nuk ka mjek.”, tha një qytetar .

 

LEXO TE NGJASHME

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.