I nxehti afrikan do “përvëlojë” edhe Shqipërinë: Sa pritet të zgjasë, qytetet që do thyejnë rekord

 640 0 64afdd88785d7

Meteorologu Akil Osmani dhe sot detaje nga vala e të nxehtit që pritet të godasë Shqipërinë gjatë javës së ardhshme.

Osmani deklaroi se duke filluar nga dita e sotme dhe përgjatë 10 ditëve në vazhdim do të ketë një rritje të temperaturave, ku të premten termometri do të shënojë dhe 40 gradë celsius në shumë qytete në Shqipëri.

Ai tha se temperatura më e lartë pritet të shënohet në qarkun e Beratit, ku në qytetin e Kuçovës, termometri mund të regjistrojë dhe 42 gradë celsius.

Ai shtoi se temperaturë deri në 40 gradë do të shënojë dhe Tirana, Shkodra, Fieri, Gjirokastra, Elbasani dhe Kukësi.

“Duke filluar nga sot, përgjatë 10 ditëve të ardhshme, pritet të kemi temperatura të cilat do të jenë të larta dhe shumë të larta, do të kemi ditë me temperatura në 39 apo 40 gradë celsius.

Duke ardhur drejt ditëve të fundit do të kemi degradim të valës së të nxehtit, çka do të bëjë që të temperaturat e ajrit të zbresin në vlerat 36 dhe 37 gradë celsius. Pas largimit të valës së të nxehtit ne do të kthehemi rreth vlerave normale për muajin korrik 33 apo 34 gradë.

Zonat më të prekura nga këto temperatura do të jenë qarku i Beratit, Elbasanit dhe Gjirokastrës, të cilat do të regjistrojnë temperaturat më të larta.

Edhe qytete si Fieri, Tirana apo Shkodra do të shënojnë temperatura rreth 40 gradë celsius. Bregdeti mbetet në temperatura 37-38 gradë. Në zonat malore do të ketë temperatura 34-35 gradë, me përjashtim të Kukësit që do të prekë temperatura deri në 40 gradë celsius”, tha Osmani.

 

LEXO TE NGJASHME

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.