Plagosja e fëmijëve të Bejtës dhe vrasja e kunatit, policia shoqëron Durim Bamin dhe Marklen Hakën
Policia e Shtetit ka dhënë detaje të reja në lidhje me atentatit e mbrëmshëm në banesën e ish-policit Gentian Bejtja ku mbeti i vrarë kunati i tij dhe u plagosën dy djemtë e tij të mitur.
Përmes një njoftimi zyrtar Policia deklaron se janë zhvilluar kontrolle në tre banesa dhe janë shoqëruar tre persona që mund të kenë dijeni për ngjarjen.
Mes personave te shoqëruar nga policia e shtetit janë dhe Durim Bami dhe Marklen Haka. Ora Neës mëson se ndaj këtyre personave po ushtrohet kontrolle banese e ndërsa do merren në pyetje mbi ngjarjen në Larushk.
Sipas burimeve policore shoqërimi i tyrë është bërë pasi polica ka dyshime se prej vitesh janë në konflikt të hapur me njeri tjetri.
LEXO TE NGJASHME