I vuri dy herë flakën lokalit të Noizyt, gjykata vendos arrest me burg për 26-vjeçarin. Befason me dëshminë: Po meditoja

Noizy Eraldo 610x450

Gjykata e Durrësit ka caktuar arrest me burg për Eraldo Musteqjen, autor i zjarrvënies në lokalin e reperit Noizy, i njohur ndryshe si Rigels Rajku.

Në sallën e gjyqit, 26-vjeçari nuk ka pohuar, as ka mohuar akuzën për zjarrvënie, ndërsa ka deklaruar se ka reaguar pasi policët kanë ushtruar dhunë ndaj tij.

Gazetarja Klodjana Haxhiaj ka raportuar për BalkanWeb se sipas 26-vjeçarit, ai ka qenë në zonën pranë lokalit për të medituar dhe ka qenë duke u larguar nga aty, kur është përballur me policinë.

Përveç zjarrit të 29 qershorit, Musteqja dyshohet se është autor dhe i dy zjarrvënieve të tjera, njëra më 11 qershor në të njëjtin lokal i cili u shkrumbua thuajse plotësisht dhe më 10 qershor në derën e shtëpisë së familjes së këngëtarit.

Ndaj 26-vjeçarit prokuroria e Durrësit ka ngritur dy akuza, atë të shkatërrimit të pronës me zjarr dhe kundërshtimit të punonjësit të policisë së rendit publik.

 

LEXO TE NGJASHME

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.