Gazetarja e njohur jep detaje nga shpërthimi me tritol në fasonerinë e biznesmenit italian: Hera e dytë që...

 640 0 64709bedba803

Një shpërthim me tritol ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Tiranë. Lënda plasëse iu vendos një fasonerie që ndodhej në katin e parë të një pallati. Nga shpërthimi pati vetëm dëme materiale.

Por si rrodhën ngjarjet dhe cila është pista e hetimit të policisë? Gazetarja Dorjana Bezat raporton se kemi të bëjmë me një rast të përsëritur.

Shtetasit italian, i cili ushtron aktivitetin e tij në Shqipëri prej 8 vitesh, i është vendosur eksploziv edhe njëherë tjetër më 5 maj të këtij viti, por që nuk ka shpërthyer.

Nga pamjet e sigurisë është vënë re se autori i ngjarjes është një person që lëvizte me biçikletë, i maskuar me një skafandër në kokë. Ai ka lënë lëndën plasëse në derën e biznesit dhe është larguar. Nuk dihen motivet, është marrë deklarimi i pronarit të fasorerisë dhe vijojnë hetimet.

“Rreth orës 22:00 të mbrëmjes së kaluar ka ndodhur një shpërthim. Në derën e këtij biznesi fasonerie, që ka më shumë se 5 vite i vendosur në katin e parë të këtij pallati, është vendosur eksplozivi.

Nga gjurma që ka lënë, dyshohet se lënda plasëse është e sasisë 50 gr. Nga forca shpërthyese ka pasur dëmtime në pjesën e jashtëme të derës. Ka pasur thyerje të xhamave.

Dëmtime ka marrë edhe një automjet i parkuar pranë derës së këtij biznesi, por fatmirësisht flasim vetëm për dëme materiale, pasi në momentin që ka ndodhur shpërthimi fasoneria ka qenë e mbyllur.

Megjithatë, shpërthimi ka shkaktuar panik tek banorët e zonës të cilët jashtë kamerave kanë thënë se kanë dëgjuar një tronditje të ngjashme me atë të tërmetit.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe nga kamerat e sigurisë është vrejtur një person me biçikletë, i maskuar me një skafandër që vendos eksplozivin. Ndërsa sa i përket motiveve të kësaj ngjarje është ende e paqartë.

Është marrë deklarimi i pronarit të fasorerisë, i cili është një shtetas italian që prej 8 vitesh ushtron aktivitetin e tij në Shqipëri dhe kjo është hera e dytë që i vendoset eksploziv në biznes.

Më 5 maj të po këtij viti, atij i vendosën lëndë plasëse në të njëjtin vend, por që nuk mundi të shpërthente. Policia nuk mundi të gjente autorin, i cili mesa duket ka insistuar sërish të vendos planin në zbatim”- raporton gazetarja Bezat.

 

LEXO TE NGJASHME

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.