Vrasja në Kavaja/ “Erdhi në drejtim të djalit”, dëshmia e babait të viktimës: Menduam se historia u mbyll më 29 mars! I ati i autorit: Nuk e dinim që…

ajran gosa 1 253x450

Babai i Arian Gosës që u vra me një plumb në kokë në Kavajë, ka dhënë dëshminë e tij në polici.

Autori i ekzekutimit, Habib Rexha ndodhet ende në arrati. I moshuari ka dhënë një dëshmi të shkurt para grupit hetimor, duke theksuar se kishin menduar se historia e 29 marsit ishte mbyllur.

Ai është shprehur gjithashtu, se e kishte diskutuar me anëtarët e familjes ngjarjen dhe kishin menduar se kjo histori ishte mbyllur duke qenë se kishin dy viktima.

Me tej ka shtuar se e ka parë autorin që ka ardhur në drejtim të djalit të tij, ka ngjitur shkallët dhe e ka qëlluar në ballë dhe më pas ka ikur me vrap.

Thuajse të njëjtën deklaratë ka dhënë edhe babai i Habib Rexhes, i cili është shprehur se nuk ka qenë në dijeni të planit të thurur nga djali i tij dhe se nuk kishte vënë re ndonjë lëvizje të dyshimtë për atentatin, pasi kishte vendosur që ngjarjen t’ia linin në dorë drejtësisë.

Nga dëshmitë e marra, grupi hetimor nuk ka marrë informacion ndihmues për të gjetur vendin ku fshihet autori.

Dyshohet Habib Rexha ka shkuar i pa maskuar në vendin e ngjarjes pasi ka dashur te jap një mesazh hakmarrës. Nga vendi i ngjarjes, ai është larguar i armatosur me armën e llojit pistoletë, të cilën dyshohet se ka ende me vete. I riu me origjinë nga Kukësi dhe banues në Kavajë dyshohet se mund të ketë shkuar në vendlindje ku edhe fshihet. Për arrestimin e tij, Policia e Shtetit ka vënë në dispozicion shumën prej 10 mijë eurosh./panorama/

 

LEXO TE NGJASHME

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.