Mbushën Tiranën me kokainë, në pranga 5 persona, sekuestrohen 3 makina dhe drogë

 640 0 64688d358c090

Pesë persona janë arrestuar në Tiranë, të cilët në bashkëpunim me njëri tjetrin shpërndanin kokainë në sasi të madhe. Policia thotë se gjatë aksionit janë sekuestruar 2.3 kg kokainë, 3 automjete dhe katër telefona celularë.

Sipas hetimeve, rezulton se këta persona në bashkëpunim me njëri-tjetrin, siguronin kokainë në sasi të mëdha, dhe më pas e shisnin atë rreth 30 mijë euro kilogramin, në vende të ndryshme në Tiranë.

Të arrestuarit janë Donald Muhamuçi, Ermal Lamaj, Kostaq Murtaj, Olsi Mylka, Shemsi Proda.

Njoftimi i policisë:  

Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Kodra e Diellit 2”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.

Operacioni i zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë.

Vihen në pranga 5 shtetas që në bashkëpunim me njëri-tjetrin, shpërndanin lëndë narkotike kokainë në sasi të mëdha.

Sekuestrohen 2 kg e 300 gr lëndë e dyshuar narkotike kokainë, 3 automjete, si dhe 4 aparate celulare.

Specialistët e Seksionit të Hetimit të Narkotikëve në DVP Tiranë, në vijim të punës për goditjen e aktivitetit kriminal në fushën e shpërndarjes së lëndëve narkotike, pas një pune të mirëfilltë hetimore, bazuar dhe në informacionet e suguruara nga inteligjenca informative, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Kodra e Diellit 2”.

Në kuadër të këtij operacioni u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve: D. M., 31 vjeç, E. L., 39 vjeç, të dy banues në Tiranë, K. M., 29 vjeç, O. M., 34 vjeç, Sh. P., 30 vjeç, të tre banues në Sarandë.

Në rrugën “Rrapo Hekali”, shërbimet e Policisë kanë lokalizuar shtetasit e lartpërmendur, dhe një çantë brenda të cilës dyshohej se kishte lëndë narkotike të llojit kokainë. Gjatë kontrollit të çantës janë gjetur 2 pako me lëndë të dyshuar narkotike të llojit kokainë, me një peshë totale 2 kg e 300 gr.

Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, siguronin lëndë të dyshuar narkotike të llojit kokainë në sasi të mëdha, dhe më pas e shisnin atë rreth 30 mijë euro kg, në vende të ndryshme në Tiranë.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan rreth 2 kg e 300 gr lëndë e dyshuar narkotike kokainë, 3 automjete si dhe 4 aparate celulare.

Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Materialet proceduale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

 

LEXO TE NGJASHME

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.