Nga burgu fitoi Himarën, vjen reagimi i parë nga Fredi Beleri
Fredi Beleri, kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, ka reaguar nga paraburgimi pas fitores së Bashkisë së Himarës.
Në faqen e tij zytyare në Facebook është shkruar se sot kanë fituar qytetarët e Himarës.
“Demokracia fitoi! Himara fitoi! Mirënjohës për të gjithë ata që treguan burrëri.
I mirëkuptoj të gjithë ata që terrorrizmi u mundua t’i nënshtrojë.
Sot nuk ka humbës dhe fitues, janë të gjithë qytetarë të Himarës dhe unë Kryebashkiaku i tyre dhe si i pari mes të barabartëve do të do të përparojmë së bashku që të bëhemi akoma më të fortë në mbrojtje të demokracisë dhe të Drejtave të Njeriut!”, shkruan Beleri në rrjetet sociale.
LEXO TE NGJASHME