“Hera e parë që kemi fytyrën e vrasësit”, eksperti i kriminalistikës: Ja gabimet e ekzekutorit të Ardian Nikulajt
Eksperti i kriminalistikës Fatjon Softa, ka folur për vrasjen e biznesmenit në Shëngjin, teksa ka analizuar gabimet e mundshme që mund të çojnë në identifikimin e vrasësit të Ardian Nikulaj.
Në një intervistë në ‘Euroneës Albania’, Softa theksoi se për herë të parë në një vrasje mafioze ka pamje reale të vrasësit, ku mund të shihen përmasat e tij trupore dhe mënyra si ecën.
Në një moment gjatë largimit me skuter dhe më pas me mjetin “Defender”, kamerat e sigurisë kanë kapur gjithashtu dhe fytyrën e vrasësit.
Gjithashtu Softa tha se nëse provat nga vendi i ngjarjes janë marrë siç duhet atëherë mund të bëhet dhe identifikimi i ekzekutorit. “Është hera e parë që në shumë atentate apo vrasje të këtij niveli që një vrasës shfaqet fizikisht. Kjo është një shfaqje e parë, pasi në rastet e tjera ka qenë goditje nga makina, largim nga vendi ngjarjes duke lënë vetëm gëzhojat.
Ne këtu kemi një pamje, kemi dimensionet e trupit, mënyrën e ecjes, kemi mungesën e dorezës dhe prekjen e dorezës së portës. Nëse grupi hetimor ka marrë të gjitha provat në mënyrë profesionale, patjetër që autori mund të gjendet. Po u gjet autori mund të shkojmë dhe më pas tek porositësit. Kjo ka qenë një vrasje e organizuar ku është përfshirë më shumë se një person”, tha Softa.
LEXO TE NGJASHME