TABELA/ Parashikimi i motit, sinoptikanët: Pritet stuhi, ja kur përmirësohen temperaturat në vend

 640 0 6434012e82ddf

Nga dita e sotme moti parashikohet kryesisht i qëndrueshme gjatë javës, pas reshjeve të shiut dhe temperaturat e ulëta.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak nga dita e martë në vendin tonë do të mbizotërojnë masa ajrore të qëndrueshme dhe të thata.

Moti parashikohet i kthjellët si dhe vranësira kalimtare kryesisht në mesditë dhe pasdite. Gjithashtu pritet edhe rritje graduale e temperaturave si në vlerat minimale ashtu dhe ato të mesditës.

 640 0 6434012589bb5

Megjithatë, duke filluar nga dita e premte mbi vendin tonë rikthehen kushtet e paqëndrueshme atmosferike, ku do të ketë vranësira të dendura dhe reshje shiu me intensitet mesatar deri të lartë në formën e rrebesheve dhe stuhive.

Duke filluar pas orëve të mesditës të ditës së premte moti do të mbetet përsëri i vranët dhe do të ketë rënie të ndjeshme të temperaturave në vlerat e mesditës.

 

LEXO TE NGJASHME

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.