"Molla" e sherrit një vajzë, zbardhen EMRAT e adoleshentëve nga sherri i përgjakshëm në Shkodër

 640 0 6430358aac9b6

Janë zbardhur detaje të reja dhe emrat e autorit dhe të plagosurve nga sherri "i përgjakshëm" mes adoleshentëve i regjistruar paraditen e sotme në Shkodër.

Mësohet se Aldo Hasani, 18 vjeç është personi që ka plagosur me thikë 3 adoleshentët e tjerë të identifikuar si, Xhejson Plepi 17 vjeç, Ersid Tula 16 vjeç dhe Kledis Hoxha 16 vjeç të cilët po marrin mjekim në spital.

Një prej të plagosurve është në gjendje të rëndë dhe është futur me urgjencë në sallën e operacionit.

Mësohet se gjithçka nisi në një lokal ku ishin ulur të rinjtë në lagjen "Qemal Stafa" në Shkodër dhe burime bëjnë me dije se shkaku i sherrit ka qenë ngacmimet ndaj një vajze, bashkëmoshatare me ta.

18-vjeçari, autor i plagosjes së trefishtë është ende në kërkim nga Policia.

 

LEXO TE NGJASHME

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.