Detajet/ Adoleshenti në Shkodër sulmon me thikë bashkëmoshatarët, tre të plagosur
Një sherr ka ndodhur mes disa të rinjve në Shkodër, pranë poliklinikës së qytetit. Si pasojë e sherrit janë plagosur 3 persona, njëri prej tyre në gjendje të rëndë.
Adoleshentët të cilët janë konfliktuar kanë qenë në ambientet e një lokali, ku zënka për motive të dobëta përfundoi në përdorimin e thikës.
Të plagosurit janë transportuar në spitalin e qytetit ku po marrin kujdesin e nevojshëm mjekësor, ndërkohë që është shpallur në kërkim autori.
Gjithashtu, grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjej
“Rreth orës 12:30, në lagjen “Qemal Stafa”, në rrethana ende të paqarta, shtetasi A. H., rreth 18 vjeç ka dëmtuar me mjet prerës 3 bashkëmoshatarë të tij të cilët po marrin asistencën mjekësore në spital.
Shërbimet e Policisë janë vënë të ndjekje të autorit dhe po ushtrojnë kontrolle në zonë, me qëllim kapjen e tij”, thuhet në njoftimin e policisë.
LEXO TE NGJASHME