'Paratë janë të ligjshme', flet efektivi i RENEA-s që iu sekuestruan 113 mijë euro: Vijnë nga një biznes

 640 0 6411c744894c6

Altin Morina, shefit të stërvitjes tek reparti i RENEA-s, në makinën e së cilit policia gjeti 113 mijë euro, paund dhe lekë. Ai u vu në pranga mesditën e djeshme pasi makinën “Audi” me të cilën po lëvizte e kishte shndërruar në një bankë lëvizëse.

Sipas TCH në dëshminë e tij, Morina ka thënë se paratë janë të ligjshme dhe janë tërhequr nga banka nga një mik. Deklarata e Morinës është se nuk ka kryer asgjë të jashtëligjshme dhe se nuk është pjesë e ndonjë grupi kriminal.

Morina: "Paratë janë të ligjshme dhe vijnë nga një biznes. Janë tërhequr në bankë dhe i kam marrë për hallet e mia tek një mik. Nuk kam kryer asgjë të jashtëligjshme dhe nuk jam pjesë e asnjë grupi kriminal”.

Në një qese plasmasi iu gjetën 113 mijë euro, rreth 290 mijë lekë të rinj dhe 80 paund, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Altin Morina ishte pikasur pasi dyshohet se ka pasur kontakte me persona të botës së krimit. Në vitin 2015, Altin Morina ka qenë pjesë e FNSH-së dhe pas një konflikti me një person tjetër, është arrestuar nga policia.

 

LEXO TE NGJASHME

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.