Parashikimi i motit për ditën e hënëPërshëndetje nga SHMU!

vranesira.heneeeeeeeeee
Java që pritet të nisë do të mbartë me vete ndryshime brenda ditës. Gati çdo ditë, moti nis i kthjellët me vranësira kalimtare. Me rritjen e temperaturave, krijohen kushtet për zhvillim të vranësirave si dhe reshjeve të shiut.

Këto do të përfshijnë pjesën më të madhe të vendit. Bregdeti, do të jetë më i favorizuar për orë me diell e vranësira. Në zonat malore dhe veçanërisht në juglindje, lokalisht reshjet do të marrin karakter shtrëngatash me rrufe. 
Era, do të fryjë juglindje-veriperëndim mesatare.

Përkohësisht gjatë shtrëngatave e vrullshme. Valëzimi i forcës 2 dhe 3 ballë.
Temperaturat do të pësojnë luhatjet si në tabelë. 


Ju urojmë të kaloni një javë të bukur! 

 

LEXO TE NGJASHME

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.