Miratohet harta e re gjyqësore

gjyqesore.hartaaa

Harta e re gjyqësore është miratuar këtë të enjte në mbledhjen e qeverisë, njoftoi ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja.

Tashmë, në vend do të ketë 13 gjykata të shkallës së parë. Manja tha se ndryshimet do të bëhen të ndara në disa faza.

Harta e re gjyqësore është kundërshtuar nga Dhomat e Avokatisë në të gjithë vendin, por kjo nuk e pengoi qeverinë të miratonte hartën e re.

Avokatët, që vazhdojnë bojkotin e seancave gjyqësore, pretendojnë se Shqipëria ka dalë nga një model i dështuar ku më shumë se dy dekada më parë ishte vetëm një gjykatë Apeli ashtu sikurse parashikohet në hartën e re gjyqësore.

Me këmbënguljen e po tentohet të trukohen dëmet që shkaktoi Vettingu në dëm të qytetarëve, avokatët kanë paralajmëruar  përshkallëzim të kësaj greve.

KLGJ shkriu 18 gjykata duke reduktuar gjykatat e Apelit në një të vetme në Tiranë, duke hequr pesë gjykatat administrative që do jenë në vetëm dy, një në kryeqytet dhe një në qytetin e Lushnjës dhe duke lënë vetëm 13 gjykata të Shkallës së Parë nga 22 që ishin.

Kreu i Dhomës së Avokatisë akuzon se nuk u përfillën dhe se qytetarët nga drejtësia që nuk do aksesojnë dot do kalojnë ne vetëgjyqësi.

 

LEXO TE NGJASHME

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.