Protesta e PD-së, rrugët e kryeqytetit ku do të ndalohet lëvizja e mjeteve këtë pasdite

protestaata

Rreth një mijë forca policore do të angazhohen sot në kryeqytet, në protestën e Partisë Demokratike.

Protesta e paralajmëruar sipas organizatoreve do të nise në orën 19:00 dhe do të përfundojë në orën 21:00. Policia nuk ka informacione për skenare që cenojnë rendin, por po implementon në terren planin e masave anti-tubim. Garda do të shtojë sigurinë në institucionet që shtrihen përgjatë bulevardit “Dëshmoret e Kombit”, kryesisht Kryeministrisë.

Në bulevard janë montuar dhe kamera me revolucion të larte që do të monitorojnë tubimin. Në gatishmëri do të qëndrojnë autobotët me ujë për shpërndarjen e turmave si dhe njësi nga shërbimi zjarrfikës dhe shëndetësor.

Prej orës 19:00, bulevardi “Dëshmoret e Kombit” nga kryeministria deri tek ish-hotel Dajti do të jetë i bllokuar për lëvizjen e mjeteve. Ndërsa në akset e tjera do te ketë qarkullim normal.

Segmentet rrugore që do të jenë të bllokuara, janë:

– bulevardi “Dëshmorët e Kombit”;

– rruga “Gjergj Fishta”;

– bulevardi “Bajram Curri”

– bulevardi Zhan D’Ark

Policia apelon të gjithë qytetarët që të shmangin lëvizjen në këto akse rrugore.

 

LEXO TE NGJASHME

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.