Skandali me kërcënimet/ SPAK: Vendimin për 5 vite burg ia komunikuam vetëm nje gazetari

auto Gjykata e Posacme1655404016

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka sqaruar vendimin për ndalimin e publikimit të dëshmive të Nuredin Dumanit. Sipas SPAK, vendimin për 5 vite burg ia kanë komunikuar vetëm një gazetari.

SPAK kërcënoi sot gazetarët duke iu thënë se ata të cilët publikojnë në vijim dëshmitë e Dumanit, do të dënohen me 5 vite burg.

 “Nisur nga  interpretimet e bëra në media, lidhur me urdhrin  e prokurorëve të  Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, datë 14.06.2022 ‘’Për ruajtjen e sekretit, ndalimin e publikimit  të akteve dhe përmbajtjes  së tyre’’ sqarojmë se ; Ky urdhër  i është komunikuar në datën 16.06.2022 gazetarit E.Q, kundrejt nënshkrimit  për marrjen dijeni,  pasi gazetari  ka publikuar disa te dhëna sekrete, që shkonin përtej vendimit të gjykatës me objekt caktimin e masave të sigurimit personal ‘’arrest në burg’,  në kuadër të procedimit penal nr.75/2022 dhe që në përputhje me nenin 295/a/4 të Kodit Penal përbëjnë akte sekrete të procedimit penal nr.75/2022.

Sqarojmë se  Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, këtë urdhër ia ka adresuar vetëm një gazetari dhe për arsyen konkrete të sipërcituar. Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, po kryen te gjitha veprimet hetimore të nevojshme për  të sqaruar rrethanat  në të cilat informacioni  hetimor sekret është  transmetuar  tek personat që më pas e kanë publikuar atë, me qëllim vënien përpara përgjegjësisë të personit/personave që ka/kanë nxjerrë sekretin hetimor.

Ne mirëkuptojmë interesin e mediave për informimin e opinionit publik, por ky interes nuk  mund  dhe nuk duhet të cënojë një hetim të filluar dhe as sigurinë publike apo individuale të personave emrat e të cilëve janë përmenduar gjatë hetimit, i  cili  vazhdon”, sqaron SPAK.

 

LEXO TE NGJASHME

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.