Rikthehet dielli dhe vapa, moti për javën

java.vranesiraaaa

Duke lënë mënjanë ditën e djeshme me reshje shiu e ulje temperaturash;  për javë që presim përpara rikthehet moti i qëndrueshëm si dhe rritje temperaturash.

Në këtë mënyrë dita e Hënë parashikohet me kthjellime, por edhe alternime vranësirash hera-herës deri të dendura, bën të ditur Shërbimi Meteorologjik Ushtarak.

Nga orët e mesditës deri ato të pasdites reshje shiu afatshkurtra në formë shtrëngatash. Në relievet malore në formë stuhish e rrebeshesh të izoluara.

Për ditën e Martë pritet një përmirësim i mëtejshëm. Moti parashikohet i kthjellët e vranësira të pakta deri mesatare kalimtare.

Por, në relievet malore në lindje nga orët e mesditës deri ato të pasdites reshje shiu afatshkurtra në formë rrebeshesh dhe stuhi shoqëruar me shkarkesa elektrike.

Duke filluar nga dita e Mërkurë deri ditën e Premte moti parashikohet i kthjellët përjashtuar vranësirat e pakta kalimtare në lindje të territorit.

Gjithashtu parashikohet mot i nxehtë dhe temperatura të larta për shkak të masave ajrore jugore.

Image

 

LEXO TE NGJASHME

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.