Më pak agronomë/ Në Shqipëri ulet së tepërmi interesi për bujqësinë

me.pak.agronome

Ina Kozhuaka, 35-vjeçarja nga Tirana, tre vite më parë nisi studimet në degën e mjekësisë veterinare.

Për nënën e dy fëmijëve kjo do të jetë diploma e dytë.

“Shumë vite më parë ishte hapur një degë e re që ishte shkencat politike dhe në atë kohë më dukej më me shumë prespektive. Ndërsa shkenca mjekësore me dukej vite të shumë studme kohë më e gjatë për të përfunduar dhe aplikuar profesionin”, thotë studentja.

Planet për të ardhmen kësaj here Ina i ka të qarta.

“Unë kam kafshë të miat personale të cilave dua tu vij në ndihmë në momente të caktuara kur kanë nevojë. Por kafshët e fermës kanë një rëndësi të veçantë për shëndetin publik, dhe këtu merr kuptim titulli ynë si mjekë veteriner”.

Por ndryshe nga Ina, të rinjtë nuk i duan profesionet e bujqësisë. Në auditorët e Universitet Bujqësor të Tiranës, çdo vit ka më pak studentë. Në vitin akademik 2017-2018 ky universitet hapi dyert për 9811 studentë, ndërsa këtë vit u regjistruan afërsisht 4000 student më pak. Por shifrat duken optimiste vetëm në fakultetin e veterinarisë.

“Në kur e fillojmë vitin e parë kemi rreth 90 studentë, shikohet një rritjet. Kjo pasi kanë kuptuar tregun e punës”, thotë Erinda Lika, zv.rektore në Universitetin Bujqësor.

Këtë vit asnjë maturant nuk zgjodhi të vazhdotë studimet për zoteknik. Por kjo nuk është e vetmja degë që rrezikon të mbyllet.

Kemi trend rënie veçanërisht në numrin e studentëve në degët agronomike. Regjistrimet e këtij viti janë 20 studentë në agronomi, 20 studentë në mbrojtjen e bimëve, 11 studentë në hortikulturë  dhe agrobiologjia nuk ka pasur studentë”, shprehet Ilir Kristo, deklan në Fakultetin e Bujqësisë.

Bujqësia shqiptarë nuk mund të përparojë në sasi dhe cilësi nëse ne vendin tonë do të mungojë agronomi, veterineri, zootekniku, apo specialisti në fushën e akuakulturës.

“Rreziku është i pamatshëm. Të gjithë flasin për agronomët, të gjithë flasin për sigurinë ushqimore, por siguria ushqimore është në fushë”.

 

LEXO TE NGJASHME

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.