Certifikata e vaksinimit e detyrueshme në punë, nis zbatimi i vendimit të Komitetit të Ekspertëve

 640 0 61d5c1f3b0486

Që nga dita e djeshme të gjithë punonjësit e administratës publike apo bizneseve private si markete apo qendra tregtare u është dashur të vërtetojnë se nuk janë bartës të virusit Sarscov2. Thënë ndryshe ata nuk janë pranuar në vendin e punës nëse nuk kanë një nga dokumentet që vërteton që janë të pa prekur nga koronavirusi, Certifikata e vaksinimit nga e-Albania, test negativ për covid ose vërtetim të antitrupave që fakton se kanë kaluar virusin.

Ata punonjës që zgjedhin të paraqesin një test PCR negativ do u duhet që ta përsëritin çdo 5 ditë, respektivisht mëngjesin e çdo të hëne.

Ishte komiteti teknik i eksperteve që vendosi këtë rregull me detyrim në mënyrë që të frenohet përhapja e koronavirusit. Të vetmit që përjashtohen janë personat që paraqesin një dokument të lëshuar nga mjeku për mos aplikimin e vaksinës për shkak të efekteve negative ndaj individëve specifik.


Zbatimi i këtij urdhri monitorohet nga Operatori i Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor dhe Inspektorati Shtetëror Shëndetësor në bashkëpunim me ISHP.

 

 

LEXO TE NGJASHME

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.