Atentati me tritol në Vlorë, zbulohet e shkuara problematike e shënjestrës

 640 0 61d34218b2ba3

Makina e Benard Sinomatajt u shpërthye me eksploziv rreth orës 18:30 të mbrëmjes së sotme në lagjen “Hajro Cakërri” të Vlorës. Tritoli ishte vendosur në pjesën e përparme, pranë vendit të shoferit, të makinës tip” Volkswagen Pasat” me targa AA 151 HJ.

Lënda plasëse ka shkaktuar vetëm dëme të vogla materiale, pasi në momentin që shpërtheu ishte e parkuar poshtë pallatit dhe nuk kishte njeri brenda.

Policia deklaron në njoftimin e parë zyrtar se automjeti ka shumë kohë i parkuar pasi pronari Benard Sinomataj prej kohësh ndodhet jashtë shtetit.

“Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e Policisë dhe grupi hetimor ku vijon veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit” thotë policia.

Shënjestra e këtij atentati, Benard Sinomataj në 2015-tën ka qenë i arrestuar për armëmbajtje pa leje. 7 vite më parë në banesë iu gjetën armë dhe municione luftarake.

Pritet që të merret në pyetje vetë Sinomataj mbi konfliktet e mundshme që ka pasur, por edhe verifikimi i pamjeve të kamerave të sigurisë lidhur me momentin kur është vendosur eksplozivi.

 

LEXO TE NGJASHME

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.