Në fundjavë gjysma e Tiranës do mbetet pa ujë, zonat e prekura
Ujësjellës-Kanalizime Tiranë ka njoftuar se ka pasur një dëmtim në “Burimin e Shën Mërisë” dhe për pasojë në fundjavë do të ketë çrregullime në furnizimin me ujë, deri në riparimin e avarisë.
Zonat e prekura janë: – Farkë, Sauk i ri, Sauk i vjetër, Mjull Bathore, Fshati Dajt, Liqeni i thatë, Rezidenca Kodra e Diellit, Komuna e Parisit, Rruga Elbasanit (pjesërisht), Ali Demi (pjesërisht) dhe Rruga “Pasho Hysa”.
Njoftimi i plotë:
Ujësjellës-Kanalizime Tiranë njofton qytetarët se për shkak të një defekti të ndodhur, gjatë orëve të natës, në linjën e transmetimit Dn700 të “Burimit të Shën Mërisë”, gjatë fundjavës do të ketë çrregullime në furnizimin me ujë, deri në riparimin e avarisë.
Zonat e prekura nga ky defekt, për riparimin e të cilit ekipet e UKT-së po punojnë prej mëngjesit të sotëm, janë: Farkë, Sauk i ri, Sauk i vjetër, Mjull Bathore, Fshati Dajt, Liqeni i thatë, Rezidenca Kodra e Diellit, Komuna e Parisit, Rruga Elbasanit (pjesërisht), Ali Demi (pjesërisht) dhe Rruga “Pasho Hysa”.
Ujësjellës-Kanalizime Tiranë kërkon mirëkuptimin e qytetarëve dhe dëshiron t’i sigurojë ata se aktualisht, ekipet tona po punojnë me përkushtimin maksimal për zgjidhjen sa më shpejt të problematikës dhe rikthimin normal të furnizimit me ujë të pijshëm.
LEXO TE NGJASHME