E shtunë - e diel: Nisin shirat, bien temperaturat
Gadishulli i Ballkanit po ndikohet nga qëndra me presion të ulët amtosferik e cila po ndikon në vendin tonë mot të paqëndrueshëm me reshje shiu.
E shtunë, 18 shtator 2021
Moti do të jetë me vranësira mesatare deri të dendura të pasuara nga reshje shiu dhe shiu dhe stuhi të përqëndrura në zonën veriperëndimore në orët e para të mëngjesit. Era do të jetë me drejtim Jug me shpejtësi deri në 10-15 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 4 me lartësi vale 0,5 deri në 1,5 metër në det hapur. Temperaturat do të jenë me rënie.
Temperaturat:
Zona malore 17/27°C
Zona e ulët 18/31°C
Zona bregdetare 20/28 °C
Kosova, e shtunë, 18 shtator 2021
Moti do të jetë me vranësira dhe stuhi me rreshje shiu. Era do të jetë me drejtim Lindje 8 m/sek. Temperaturat në ekstremet e tyre do të luhaten 16°C në mëngjes ndërsa në mesditë deri në 26°C .
E diel, 19 shtator 2021
Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira mesatare të pasuara nga reshje shiu dhe të pakta në zonën veriperëndimore. Era do të jetë me drejtim Jug me shpejtësi deri në 10-20 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 4-5 me lartësi vale 0,5 deri në 2,0 metër në det hapur. Temperaturat parashikohen.
Temperaturat:
Zona malore 16/28°C
Zona e ulët 18/32°C
Zona bregdetare 20/29 °C/ RTSH
LEXO TE NGJASHME