Mot i ngrohtë, megjithatë priten edhe shira gjatë fundjavës
Europa perëndimore po ndikohet nga rryma ajri të paqëndrueshme Antlantike të cilat do të japin impakt edhe në vendin tonë ku priten reshje gjatë fundjavës.
E premte, 17 shtator 2021
Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira mesatare deri të dendura ku priten reshje shiu të pakta në skajet veriorë. Era do të jetë me drejtim Jug-Perëndim me shpejtësi deri në 8-15 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 4 me lartësi vale 0,5 deri në 1,5 metër në det hapur. Temperaturat do të jenë të larta.
Temperaturat:
Zona malore 16/30°C
Zona e ulët 17/33°C
Zona bregdetare 19/29 °C
Kosova, e premte, 17 shtator 2021
Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira mesatare. Era do të jetë me drejtim Jug-Lindje 10 m/sek. Temperaturat në ekstremet e tyre do të luhaten 16°C në mëngjes ndërsa në mesditë deri në 33°C .
E shtunë, 18 shtator 2021
Moti do të jetë me vranësira mesatare deri të dendura të pasuara nga reshje shiu dhe rrebeshe shiu dhe stuhi të përqëndrura në zonën veriperëndimore. Era do të jetë me drejtim Jug me shpejtësi deri në 10-20 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 4-5 me lartësi vale 0,5 deri në 2,0 metër në det hapur. Temperaturat do të zbresin në mesditë.
Temperaturat:
Zona malore 15/28°C
Zona e ulët 18/31°C
Zona bregdetare 20/28 °C/ Sipas RTSH
LEXO TE NGJASHME