Shifrat vazhdojnë të qëndrojnë të larta, si paraqitet situata në 24 orët e fundit
2 mijë e 548 viktima, 12 mijë e 619 raste aktive dhe 142 mijë e 269 të shëruar. Ky është bilanci i Covid-19 në vend që nga fillimi i pandemisë. Në njoftimin zyrtar, Ministria e Shëndetësisë bën me dije se në 24 orët e fundit janë shënuar pesë viktima. Dy qytetarë nga Tirana 55 vjeç dhe 75 vjeç, një qytetar nga Elbasani 61 vjeç, një qytetare nga Fieri 72 vjeç, dhe një qytetar nga Shkodra 82 vjeç nuk i kanë mbijetuar dot infektimit me Covid-19 dhe kanë ndërruar jetë.Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.
Në 24 orët e fundit janë kryer 3,499 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 410 qytetarë, në këto bashki: 147 raste në Tiranë, 39 raste në Durrës, 29 raste në Fier, 23 raste në Lushnje, 22 raste në Vlorë, 21 raste në Shkodër, 11 raste në Kukës, Bulqizë, Mallakastër, Sarandë, 8 raste në Lezhë, Kurbin, Kavajë, 7 raste Malësi e Madhe, 6 raste në Peqin, 5 raste në Delvinë, Berat, 4 raste në Krujë, Kamëz, 3 raste në Has, Rrogozhinë, Divjakë, Kolonjë, Gramsh, 2 raste në Pukë, Elbasan, 1 rast në Fushë- Arrëz, Tropojë, Mirditë, Dibër, Mat, Gjirokastër, Përmet, Tepelenë, Kuçovë, Poliçan, Prrenjas.
LEXO TE NGJASHME