Rreth 1000 të infektuar dhe 3 viktima sot; Mes tyre një 43-vjeçar
Vijojnë të mbeten në nivele të larta, shifrat ditorë të të infektuarve me Covid-19 në Shqipëri.
Në 24 orët e fundit janë evidentuar 998 raste të reja në të gjithë vendin. Shumica e të infektuarve janë zbuluar në Tiranë, 306 persona ndërsa numra të lartë të tamponeve positive janë evidentuar edhe në Shkodër, Durrës, Lezhe dhe Vlorë.
Duhet theksuar fakti që edhe numri I të shëruarve ka qënë relativisht I lartë së fundmi. 866 persona kanë fituar betejen me Covid gjatë 24 orëve të fundit.
Në njoftimin e shperndarë për mediat, Ministria e Shëndetesise konfirmon gjithashtu se së fundmi janë regjistruar edhe 3 viktima të tjerë nga pasojat e koronavirusit.
Bëhet fjalë për një qytetar 43 vjeç nga Fieri, një qytetare 65 vjeçe nga Tirana dhe një qytetare 74 vjeçe nga Kavaja.
Aktualisht në Spitalet COVID po marrin trajtim 149 pacientë, nga të cilët 19 janë në gjendje më të rënduar.
Statistika (09 Shtator 2021)
Raste të reja ditore 998
Të shëruar në 24 orë 866
Të shtruar në spitale 149
Humbje jete në 24 orë 3
Testime ditore 5812
Testime totale 1,101,062
Raste pozitive 154,316
Raste të shëruara 139,257
Raste Aktive 12,528
Humbje jete 2,531
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 4870
Shkodër 1696
Durrës 1213
Fier 967
Vlorë 917
Lezhë 716
Elbasan 664
Berat 459
Korçë 310
Gjirokastër 269
Kukës 273
Dibër 174
LEXO TE NGJASHME