Sot e nesër priten shira, bien temperaturat

0.2tropoje.moti

Gadishulli i Ballkanit po ndikohet nga qarkullimi i masave ajrore të paqëndrueshme në shtresat e larta të atmosferës duke kushtëzuar edhe vendin tonë.

E mërkurë, 8 shtator 2021

Moti do të jetë me vranësira mesatare deri të dendura shtresore të pasuara nga reshje të pakta në Jug-lindje. Era do të jetë me drejtim Jug-Lindje me shpejtësi deri në 7 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 3 me lartësi vale 0,5 deri në 1,0 metër në det hapur. Temperaturat do të jenë me rënie.   

Temperaturat:

Zona malore     14/22°C
Zona e ulët         16/29°C
Zona bregdetare  19/28 °C

Kosova, e mërkurë, 8 shtator 2021

Moti do të jetë me vranësira të dendura. Era do të jetë me drejtim Jug-Lindje 8 m/sek. Temperaturat në ekstremet e tyre do të luhaten 12°C në mëngjes ndërsa në mesditë deri në 26°C .

E enjte, 9 shtator 2021

Moti do të jetë me vranësira të dendura shtresore të pasuara nga reshje shi me stuhi në Jug-lindje. Era do të jetë me drejtim Jug-Perëndim me shpejtësi deri në 7 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 3 me lartësi vale 0,5 deri në 1,0 metër në det hapur. Temperaturat do të jenë me rënie.   

Temperaturat:

Zona malore     11/21°C
Zona e ulët         15/28°C
Zona bregdetare  18/27 °C

RTSH/ Meteorologe: Rezarta Xhakollari

 

LEXO TE NGJASHME

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.