Rritet numri i të shtruarve në spitalet COVID, pacientë edhe persona të vaksinuar
Vijon të pësojë rritje numri i personave të shtruar në spitalet Covid në vendin tonë.
Aktualisht në strukturat spitalore Infektiv dhe Covid 3, janë të hospitalizuar mbi 130 pacientë, të cdo grup-moshe, ndërsa vijojnë shtrimet e personave të vaksinuar edhe me dy doza. Rritja e numrit të të infektuarve dhe pacientëve ka shtuar edhe fluksin e familjarëve.
Në Spitalin Infektiv kapacitetet janë të ezauruara, ndërsa të infektuarit marrin trajtim edhe në Spitalin Covid-3. Aktualisht në strukturat spitalore Covid, janë të hospitalizuar mbi 130 pacientë, të cilët i përkasin çdo grup-moshe, ndërsa ajo ç’ka vihet re është se vijojnë shtrimet e personave të vaksinuar edhe me dy doza.
Rritja e numrit të të infektuarve e pacientëve, ka shtuar edhe fluksin e familjarëve në spitalet Covid, të cilët presin për të marrë informacione dhe dërguar ushqime të afermve të tyre.
Ne vendin tonë, aktualisht janë më shumë se 12 mijë pacientë aktivë me COVID19, ndërsa në total, që prej fillimit të pandemisë janë shënuar 150 997 raste pozitive dhe 2 515 humbje jete.
LEXO TE NGJASHME