Nëse ka persona që nuk duan ta bëjnë vaksinën çfarë do të ndodhë? Përgjigjet drejtoresha e ISHP-së Albana Fico
Pas shtatorit për disa kategori është vendosur vaksinimi me detyrim. Ky vendim është marrë për shkak të rasteve të shumta që kanë filluar të shfaqen infektua rme variantin e ri të Covid-19, Delta.
Në një intervistë për televizionin Klan, drejtoresha e ISHP-së Albana Fico thotë se nga rreth 840 mijë (839 145) qytetarë që i përkasin grupmoshës 18-40 vjeç, janë vaksinuar 24 % prej tyre. Në shifra llogaritet tek rreth 202 mijë persona.
“Kemi me dozë të parë 24% dhe me dozë të dytë 12%”, thotë doktoreshë Fico. Ajo u pyet nëse do të ketë penalizime për kategoritë që nuk do të kryejnë vaksinën, siç janë mësuesit që e kanë me detyrim. Drejtoresha e ISHP thotë se ajo pakicë e të pavaksinuarve do të kryejë test të shpejtë çdo javë.
“Nuk shikoj penalizimin, unë shikoj një nxitje për procesin. Do të komunikohet direkt me mjekun e familjes për të kryer këto testet e shpejta.”
Por a do ketë një tjetër strategji për të nxitur vaksinimin?
Aktualisht nuk ka një plan nëse Komiteti e Ekspertëve do të vendosë si në Itali apo vende të tjera si Franca, ku kërkohet certifikatë vaksine ( Green Pass) për të marrë shërbime, si për të shkuar në palesër, në kinema, apo qoftë për të hyrë në lokale e restorante.
Ndërkaq, qarku i Tiranës ka numrin më të madh të rasteve aktive me Covid, por jo si incidencë.
“Është Saranda, Kavaja, Lezha bashkitë e vogla dhe Vlora, Shkodra dhe Berati. Tirana ka infeksione më të larta, por si incidencë qëndron e 14-ta në listë.”
Doktoreshë Fico thekson se rritja e shpejtë e rasteve kryesisht në rreth lidhet me mosrespektimin e masave dhe kujdesit.
LEXO TE NGJASHME