Të dehurit në rrugët e Tiranës: hiqen 19 patenta, gjoba deri në 150 mijë lekë

0.2patwnta

Gjatë dy netëve të fundit, Policia Rrugore e Tiranës i ka marrë patentën 19 shoferëve që qarkullonin të dehur në autostradën Tiranë-Durrës dhe Tiranë 0 Elbasan në të dyja kahet.

10 të tjerëve , patenta iu është marrë sepse shpejtësia e tyre arrinte deri në 141 km në orë.

Policia Rrugore e Tiranës tha se po i monitoron pandërprerë me radarë, dragera dhe patrulla të lëvizshme, akset rrugore në fjalë.

Vetëm gjatë dy netëve të fundit në rrugët interurbane që lidhen me Tiranën,  u konstatuan shpejtësi nga 138 km/h deri në 141 km/h.

Për shpejtësi u pezulluan 10 leje drejtimi, për shpejtësi që varionin nga 138 km/h deri në 141 km/h.

Po ashtu, u konstatuan shoferë që e kishin tejkaluar alkolin deri në 0.41 mg/l apo deri edhe të dehur, me 1.19 mg/l. Nga këta u pezulluan edhe 19 leje drejtimi të tjera.

Gjova u vunë 42 copë, nga 2000 deri në 4000 lekë të reja dhe për shpejtësi 39 me nga 5.000 deri në 15.000 lekë të reja për përdorimin e alkolit.

Policia e Shtetit apeloi sërish për të gjithë drejtuesit e mjeteve, mos abuzoni me shpejtësinë dhe alkoolin në timon, kujdesuni për jetën tuaj dhe të përdoruesve të tjerë të rrugës.

 

LEXO TE NGJASHME

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.