844 raste me Covid! Humb jetën një 20-vjeçar, ja si paraqitet gjendja në spitale
Koronavirusi në vend vazhdon të jetë problematik dhe në 24 orët e fundit janë shtuar rastet.
Ministria e Shëndetësisë raporton 844 të infektuar të rinj nga 7725 testime të kryera në total në orët e fundit. Fatkeqësisht, gjatë kësaj kohe kanë humbur jetën dhe 3 qytetarë, mes tyre dhe një 20-vjeçar nga qyteti i Korçës.
Në Spitalin Infektiv momentalisht po marrin ndihmë mjekësore 91 pacientë. Edhe numri i të shëruarve është rritur.
Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë:
Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon:
Janë kryer 7725 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me Covid19, 844 qytetarë, në këto bashki: 246 raste në Tiranë, 119 në Shkodër, 41 në Durrës, 37 në Vlorë, 35 në Lezhë, nga 29 raste në Kavajë, Krujë, 26 në Sarandë, nga 23 raste në Vau i Dejës, Fier, 21 në Elbasan, nga 20 raste në Berat, Kamëz, 19 në Kurbin, nga 18 raste në Malësi e Madhe, Lushnje, 11 në Kukës, 10 në Kuçovë, 8 në Gramsh, 6 në Vorë, nga 5 raste në Rrogozhinë, Divjakë, Gjirokastër, Pogradec, Peqin, nga 4 raste në Librazhd, Belsh, Kolonjë, Korçë, Selenicë, nga 3 raste në Shijak, Dibër, Patos, Himarë, Maliq, Cerrik, nga 2 raste në Poliçan, Dimal, Devoll, Këlcyrë, Libohovë, Mallakastër, Mat, Has, nga 1 rast në Mirditë, Klos, Delvinë, Përmet, Memaliaj, Skrapar,
Aktualisht janë 7070 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.
Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 91 pacientë. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë tre qytetarë: një qytetar 20 vjeç nga Korça me sëmundje bashkëshoqëruese, një qytetar 69 vjeç nga Shkodra dhe një qytetar 81 vjeç nga Vlora. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve. Janë shëruar 204 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 131,812 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika (25 Gusht 2021)
Raste të reja ditore 844
Të shëruar në 24 orë 204
Të shtruar në spitale 91
Humbje jete në 24 orë 3
Testime ditore 7725
Testime totale 1,013,266
Raste pozitive 141,365
Raste të shëruara 131,812
Raste Aktive 7070
Humbje jete 2,483
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 2687
Shkodër 1215
Vlorë 640
Fier 551
Durrës 477
Lezhë 367
Elbasan 332
Berat 269
Gjirokastër 198
Korçë 156
Kukës 102
Dibër 76
LEXO TE NGJASHME