6 të plagosur drejt spitalit të Traumës, pas aksidentit të fortë tek Mbikalimi i Patokut
Gjashtë persona janë dërguar të plagosur nga Kurbini, drejt spitalit të Traumës në Tiranë, pas një përplasjeje të fuqishme makinash tek Mbikalimi i Patokut.
Policia tha se aksidenti ndodhi sot rreth orës 9:30 , në vendin e quajtur "Mbikalimi i Patokut", ku janë përplasur mjeti me drejtues shtetasin Xh.T me mjetin e drejtuar nga R.M.
Si si pasojë e përplasjes kanë marrë dëmtime të dy drejtuesit e mjeteve dhe 4 pasagjerë, të cilët janë transportuar në spitalin e Traumës, Tiranë dhe ndodhen në kujdesin mjekësor.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.
LEXO TE NGJASHME