Do të vaksinohen fëmijët? Komiteti Ekspertëve mendon kështu…

0.5vaksina.femijettt

Zëvendësministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli në intervistën dhënë për “A2 CNN”, ka thënë se po vlerësohet dhe vendimi për të vaksinuar fëmijët nën moshën 18 vjeçare.  Për shkak të shtimit të rasteve të infektuar me variantin “Delta”, po shqyrtohen dhe vendime të reja.

Ka mbetur thuajse edhe një javë për vaksinimin e hapur, por të dhënat deri më datën 19 gusht, pasi për 3 ditët e fundit mungon informacioni për sasinë e vaksinave të injektuara, rezulton se prej fillimit të vaksinimit janë kryer në total 1,340,339 doza të vaksinës ndaj COVID-19. Prej tyre, 575,342 qytetarë i kanë kryer të dy dozat e vaksinës. Me këto ritme, renditemi të fundit edhe në Ballkan, ku në krye të listës qëndron Kosova, e cila ka administruar deri në 22 mijë doza në ditë, ndërsa në vendin tonë dozat e injektuar kanë variuar nga 3 mijë deri në 10 mijë. Edhe pse fokusi është vendosur te vaksinimi, hapja e shkollave dhe auditorëve të universitetit do të diktojë masa të tjera shtesë për të bërë të mundur parandalimin e përhapjes së infeksionit.

“Ne do të vijojmë që të përqendrojmë të gjithë forcat tona sa i përket vaksinimit. Por nga ana tjetër, pa lënë mënjanë edhe masat e thjeshta, siç janë maska, distanca, higjiena. Të tri këto masa të thjeshta, të cilat janë në mbrojtje të shëndetit publik dhe që për të cilat ne do të vijojmë që të kemi masa shtesë edhe në protokollet të cilat ne jemi duke ndërtuar. Mos harrojmë që shumë shpejt do të fillojë viti i ri shkollor. Më tej, do të fillojnë edhe universitetet. Janë të gjitha çështje të cilat janë në diskutim në Komitetin e Ekspertëve, me Institutin e Shëndetit Publik, për të gjitha protokollet të cilat janë duke u rifreskuar nga ekspertët tanë”, tha Minsitrja Manastirliu pak ditë më parë.

 

LEXO TE NGJASHME

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.