Ndryshojnë masat; Nga 20 gushti Kosva mbyll klubet e natës, ndalon dasmat e gëzimet familjare
Kosova shton kufizimet në kuadër të shtimit të rasteve me Covid gjatë ditëve të fundit.
Qeveria ka miratuar masat e reja që kanë për synim parandalimin e përhapjes së Covid-19, masa të cilat u bënë të ditura nga Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia. Ky I fundit saktësoi se nga data 20 gusht do të mbyllen klubet e natës dhe do të ndalohen gëzimet familjare, si dasma e fejesa.
“Nga data 20 gusht do të mbyllen klubet e natës, do të ndalohen ahengjet si fejesat, dasmat etj. Nga momenti i publikimit të këtij vendimi në faqen zyrtare do të shkurtohet orari i gastronomiosë”, tha Vitia në konferencë për medie.
Vitia shtoi se masat për ruajtjen e shëndetit publik janë të domosdoshme për të parandaluar përhapjen më të gjerë të virusit dhe të vdekjeve nga sëmundja.
LEXO TE NGJASHME