Moti sot dhe nesër, 16 - 17 gusht 2021
Gadishulli i Ballkanit vijon të jetë në ndikimin e masave ajrore të nxehta dhe të thata nga Saharaja të cilat do të mbajnë temperatura të larta në vendin tonë në fillimin e javës.
E hënë, 16 gusht 2021
Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira të pakta në orët e mesditës. Era do të me drejtim Jug-Perëndim me shpejtësi deri në 6-8 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 3 me lartësi vale 0,5 deri në 1,5 metër në det hapur. Temperaturat do të jenë pa ndryshime.
Temperaturat:
Zona malore 17/35°C
Zona e ulët 18/38°C
Zona bregdetare 21/36 °C
Kosova, e hënë, 16 gusht 2021
Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira të pakta. Era do të jetë me shpejtësi 7-8 m/sek. Temperaturat në ekstremet e tyre do të luhaten 18°C në mëngjes ndërsa në mesditë deri në 38°C .
E martë, 17 gusht 2021
I nxheti Saharian do të fillojë të dobësohet, moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira të pakta në orët e mesditës. Era do të me drejtim Jug-Perëndim me shpejtësi deri në 8-15 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 4 me lartësi vale 1,0 deri në 1,5 metër në det hapur. Temperaturat do të jenë me rënie të lehta.
Temperaturat:
Zona malore 16/34°C
Zona e ulët 18/38°C
Zona bregdetare 21/35 °C/ Sipas RTSH, meteorologe: Rezarta Xhakollari
LEXO TE NGJASHME