Bashkia Korçë rrit tarifat për autobusët. Shtrenjtohen shërbimet në terminal
Bashkia e Korçës vendosi të shtojë kostot e shërbimit në Terminalin e Autobusëve, duke nxitur pakënaqësinë e shoferëve. Duke nisur nga kjo e enjte, shoferët e autobusëve të linjave ndërqytetase në Korçë do të pagujnë gati trefish më shumë shërbimet e terminalit. Të pyetur nga Syri Televizion, shoferët shprehen të revoltuar kundër vendimit të bashkisë, duke deklaruar se me të tilla kosto do të shkojnë drejt falimentimit.
Bashkia e Korçës ka shtuar tarifat e shërbimit në Terminalin e Autobusëve në këtë qytet, duke nxitur pakënaqësinë dhe revoltën e shoferëve të autobusëve. Këtë të enjte, hyri në fuqi vendimi i këshillit bashkiak të Korçës, që shtrenjton tarifat e parkimit dhe ruajtjes së bagazheve në terminalin e autobusëve.
Pamje efekte nga terminali
Gazetarja e Syri Televizion Sidorela Xhomaqi pyeti shoferët e autobusëve që qëndrojnë në terminal lidhur me kostot shtesë, që po u vendos bashkia e Korçës. Ata u shprehën të indinjuar , duke akuzuar bashkinë se po i çon drejt falimentit.
Sinkron shoferët
Drejtuesit e autobusëve shprehen gjithashtu se bashkia po përdor standarde të dyfishta me ta, pasi nga njëra anë u shton kostot linjave me lishencë që paguajnë taksa rregullisht, dhe nga në krahun tjetër nuk merr asnjë masë për taksitë e pa licencuar, që konkurojnë padrejtësisht linjat e rregullta.
Sinkron shoferët
Por sikur të mos mjaftojnë kostot shtesë për shoferët që përdorin terminalin e autobusëve, bashkia e Korçës ka vendosur ta përdor këtë ambient sipas dëshirës dhe nevojave të veta. Shoferët shprehen se janë njoftuar se gjatë ditëve të festës së Birrës, nuk do të lejohet futja e autobusëve në terminal, pasi bashkia do të zhvillojë koncert në këtë ambient.
Sinkron shoferët
Por ndonëse ka vendosur t`i largojë autobusët nga terminali për koncertin e festës së Birrës, bashkia e Korçës nuk ka gjetur ende vendin se ku do të qëndrojnë për një javë autobusët, duke nxitur një situatë kaosi për qytetarët dhe shoferët.
LEXO TE NGJASHME